SPORT

Bayerni “blen” krejt Gjermaninë; 395 milionë euro në shekullin e 21-të (grafiku)

Spread the love

Bayern Munich vështirë se ka ndonjë konkurrencë, kur është fjala për të bërë blerje në Bundesliga. “Muskujt ekonomikë” e kanë lejuar historikisht gjigantin bavarez për të marrë yjet e Gjermanisë, por jo vetëm, në Mynih. I fundit është Benjamin Pavard.

Mbrojtësi francez, 22 vjeç, kampion i botës me “Les Bleus” në “Rusia 2018”, do të mbërrijë në “Allianz Arena” verën e këtij viti, teksa bavarezët të bëjnë pagesën prej 35 milionë euro te Shtutgart. Ai do të nënshkruajë për 5 vite, siç njoftoi Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit.

Pavard është talenti i fundit i Bundesligës, që do t’i bashkohet Bayernit. “Gjithçka ka ndryshuar, unë nuk duhet të shpjegoj se çfarë ndodh në Angli dhe në merkaton ndërkombëtare”, – tha drejtori sportiv boshnjak. Në fakt, fryma e Premier League fluturon si “hije” mbi Bavarinë.

Në vitet e fundit, futbolli anglez ka marrë disa yje, ndoshta “pjesën e luanit” të tregut gjerman: De Bruyne, Sane dhe Gundogan (Manchester City), Firmino dhe Keita (Liverpool), Aubameyang (Arsenal), Pulisic (Chelsea). Pra, mjaft talete të dalë në Gjermani kanë emigruar në Angli, të joshur nga fuqia ekonomike e klubeve në Premier League. Kjo e ka “eklipsuar” disi Bayernin. Edhe lojtarë të tjerë si Dembélé (Barcelona) apo Khedira dhe Özil (RealMadrid), nisën të “fluturojnë” drejt La Liga-s.

Sidoqoftë, prirja brenda Bundesligës nuk ndryshon. Talentet mund të ikin jashtë, por jo të ndërrojnë ngjyrat bavareze si destinacion për dikë tjetër brenda elitës së futbollit gjerman. Kjo qasje çdo sezon. Në çdo edicion, Bayern Munich merr minimalisht një nga ikonat e rivalëve të vet. Një traditë e tërë.

Pavard do të bashkohet me “Allianz Arena” në vazhdën e emarve të tillë si Neuer, Kimmich, Ballack, Klose, Lucio, Mario Gomez, Podolskin, Mandzukic…, apo Niko Kovac, trajneri aktual i ekipit, që erdhi si futbollist aty nga Hamburgu, në sezonin 2001-2002.

Nëse bën llogaritë, shuma e shpenzuar për përforcime (blerje të reja) nga gjigantët bavarezë është e frikshme për shëkullin e 21-të, plot 395 milionë euro. Që nga viti 2000, çdo sezon, ata nënshkruajnë me dikë nga rivalët e tyre. Borusia Dortmund është rivali kryesor i bavarezëve në Bundesliga, prej të cilit kanë marrë jo pak në pesë vitet e fundit. Bëhet fjalë për lojtarë si Lewandowski, Gotze dhe Hummels.

Nevoja për rinovim
Bayerni aktual duket disi “i plakur”. “Shtylla kurrizore” e tij prek të tridhjetat: Neuer (32 vjeç), Hummels (30), Boateng (30), Lewandowski (31)…, ndërsa pika referimi në dekadën e fundit, si Robben (34) dhe Ribery (35) janë në epilogun e karrierës së tyre. “Me siguri do të jetë viti i tyre i fundit”, – tha presidenti Hoeness.

Futbollistët që kanë dominuar Bundesligën në dekadën e fundit, me fanellën e Bayernit, kanë nevojë për rotacion herë pas here. Por, për këtë duhet “gjak” i ri, gjë për të cilën klubi është mëse i qartë.

“Ne do të përpiqemi që të veprojmë shpejtë në këtë drejtim. Kemi zbuluar cilësitë e lojtarëve të ndryshëm në një fazë të hershme dhe tani do të veprojmë. Ne jemi të qartë tashmë se ku duhemi përmirësuar, ku kemi nevojë për përforcime”, – tha Salihamidzic.

Nënshkrimi i Pavard është në përputhje me blerjet e dy sezoneve të kaluara: Goretzka (23 vjeç), Davies (18), Tolisso (22), Coman (22), Sule (21), Gnabry (21). Në “radar” janë edhe dy objektiva të tjerë kryesorë: Hudson-Odoi (18) dhe Lucas Hernández (22).

“Ne nuk do të paguajmë 200 milionë euro për një lojtar. Nuk do të marrim pjesë në këtë çmenduri”, – ka thënë Hoeness në vitin 2017, duke iu referuar ransferimit të Neymar nga Barcelona te PSG. Megjithatë, “mali me euro” i shpenzuar nga Bayerni është i madh, tejet i dukshëm. Fakti se Dortmund është kryesues i Bundesligës në këtë sezon, me gjashtë pikë më shumë, i shtyn bavarezët të përforcohet. Prandaj, synojnë blerje jo vetëm nga brenda Gjermanisë.

Përveçse ka folur për Lucas Hernández, Salihamidzic ka komentuar ardhjen e mundshme të Hudson-Odoi, anglezit 18-vjeçar të Chelsea: “Ai është një lojtar i mirë, ka dribling të mirë dhe aftësi të mëdha kreative. Nuk ka dyshim se ne duam të nënshkruajmë me të”.

Sipas shtypit britanik, bavarezët kanë ofruar 39 milionë për të marrë shërbimet e këtij talenti. Ndërkohë, në info-grafikun e mëposhtëm mund të njiheni me të gjitha blerjet e Bayern Munich në shekullin e 21-të, emër për emër, shifër për shifër të paguar, teksa totali kap shumën e 395 milionë eurove.

Related posts

Kërkoi dyfishim të pagës, CR7 ka vendosur të largohet nga Reali

dritatv

Një asist spektakolar nga Ibra (Video)

dritatv

Wanda Nara qan direkt në televizion: Ikardit i hoqën një këmbë

dritatv

Leave a Comment