Bayern u ofron rinovimin dy yjeve veteranë të skuadrës

Ata që kanë deklaruar se qëndrimit të Arjen Robben dhe Frank Ribery te Bayern Munchen i ka ardhur fundi, kanë gabuar.

Drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur që t’u ofrojnë dy futbollistëve një kontratë të re dhe këtë plan e zbuloi Shefi Ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.

34-vjeçari Robben 35-vjeçari Ribery kanë me kampionët e Gjermanisë një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe qëndrimi i tyre në Mynih pritet të zgjatet edhe me 1 vit, duke qenë se që të dy rezultuan të rëndësishëm për Bayern në momentin kur drejtimin e tij e mori Jup Heynckes.

Arjen Robben u transferua te Bayern në vitin 2009 nga Reali i Madridit dhe gjatë këtyre 9 sezoneve ka kuajtur 285 ndeshje me fanelën e skuadrës bavareze, duke shënuar 138 gola e duke fituar 7 tituj në Gjermani, 4 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Ligë Kampionesh.

Ndërsa Ribery u bashkua me Bayern në vitin 2007, kur la Olympique Marseille për të luajtur 381 ndeshje me 117 gola. Ashtu si Robben, edhe Ribery fitoi Ligën e Kampioneve me Bayern në 2013 si dhe 8 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Gjermanisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi