Bayern ofertë për Dybala prej 100 milionë euro

Sipas mediave gjermane, Bayern Mynihut është i gatshëm që t’i ofrojë Juventusit 100 milionë euro për Paulo Dybala.

Dybala kohën e fundit gjithnjë e më shpesh është jashtë 11-tëshit të Juventusit, ndërsa veçmas u kritikua për shkak të paraqitjes dëshpëruese në ndeshjen e sezonit kundër Napolit.

Deri tani futbollisti argjentinas kryesisht lidhej me kalimin në Real Madrid, Barcelona ose Atletico Madrid. Por, tani mediat gjermane pohojnë se në garë është përfshirë edhe Bayern-i, me ofertë prej 100 milionë eurove.

Dybala tek “Zonja e Vjetër” erdhi në vitin 2015 nga Palermo me shumë prej 40 milionë euro./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi