Bayern Munich, as titulli kampion nuk e shpëton pankinen e Kovac

Bayern Munich dështoi të “vrasë” garën për titullin kampion në Gjermani, por më shumë se kaq me barazimin pa gola në sfidën e javës së parafundit të Bundesligës kundër Leipzig shton mbi veten shumë dyshime për të ardhmen. Mbit ë gjithë trajneri Niko Kovac, i kthyer sërish në qendër të kritikave. Tekniku kroat ishte një zgjedhje e guximshme e klubit bavarez, por asnjëherë nuk arriti të fitojë zemrat e disa prej drejtuesëve të lartë dhe ish-futbollistëve të Bayern, që ende kanë shumë influencë.

2584818 53595070 2560 1440

Edhe “dashuria” me tifozët nuk shpërtheu, teksa në dhomat e zhveshjes atmosfera nuk ka qenë gjithmonë pozitive. Për këtë arsye, edhe sikur bavarezët të triumfojnë në javën e fundit të sezonit, një gjë e sigurt për të gjitha parashikimet, Niko Kovac ka zbehur ndjeshëm kuotat e tij në pankinën e bavarezëve.

Sot Kampionati Gjerman

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat gjermane. Klubi po e merr seriozisht opsionin që revolucioni në skuadër t’i besohet një tjetër trajneri. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Borussia Dortmund. Skuadra e Lucien Favre po sheh t’i ikë sërish nga duart trofeu, megjithëse pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit u duk se e kishte atë në dorë.

5cd82d82a5a9c

Gjithsesi, ndalesa e bavarezëve dhe fitorja e verdhezinjve 3-2 kundër Dusseldorf bën që titulli kampion në këtë sezon të Bundesligës të vendoset vetëm në javën e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi