Bayern bën goditjen e parë në merkato, tani objektiv është sulmuesi i Juventus

Bayern Munich bën goditjen e parë në merkaton e dimrit, duke i siguruar trajnerit Hansi Flick një nga përforcimet e kërkuara prej tij. Baverezët siguruan shërbimet e Alvaro Odriozola. Mesfushori vjen nga Real Madrid në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa kampionët gjermanë kanë të drejtën e blerjes së kartonit.

Eo4ko6jx0aawsgb.0

Detajet financiare nuk janë bërë ende të ditura, por sipas mediave spanjolle shifra e vendosur për futbollistin është 25 milion euro. Ndërkohë, nga Gjermania vijnë të tjera lajme në lidhje me merkaton e Bayern Munich. Klubi bavarez interesohet edhe për një njohje të vjetër. Bëhet fjalë për Douglas Costa. Braziliani ka qenë edhe më parë pjesë e Bayern, përpara se të transferohej te Juventus.

Douglas Costa 1501593418 11362

Në Serie A nuk po gjen hapësira si pasojë e skemave të Maurizio Sarri dhe rikthimi I tij te kampionët e Bundesligës nuk është i pamundur. Ky opsion përforcohet edhe nga mediat italiane. Sipas tyre, ende nuk ka një ofertë zyrtare, por emisarët e Bayern kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësinë e transferimit të brazilianit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi