Batutat/ “Facebook-un ma lini mua”, Rama mesazh nxënësve të shkollës profesionale

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkollës profesionale “Beqir Cela”, ndërsa gjatë komunikimit e nxënësit shefi i qeverisë theksoi se interesi për arsimin profesional po vjen gjithmonë në rritje.

Gjatë  bashkëbisedimit të shkurtër me nxënësit dhe me stafin, kryeministri nuk harroi të jepte edhe këshilla duke kërkuar prej tyre të mësojnë shumë dhe të arrijnë rezultate e larta në shkollë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe çdo vit po rritet numri nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. E gjithë bota  është e juaja. Do të pushtoni botën. Mësoni fort dhe silluni mirë. Mos u merrni në Facebook, atë më lini mua. Keni hakëruar ndonjë?”


Nxënësit: Aty afër…. (qeshin)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi