Basketbollistëve nga Beogradi nuk u lejohet hyrja në Kosovë, policia jep detaje!

Policia e Kosovës ka dhënë detajet dhe arsyen e ndalimit të KB Partizani nga Beogradi, se vetura dhe autobusi që vinin nga Serbia ja nuk janë lejuar të hyjnë për shkak se nuk kane pasur leje për hyrje në Republikën e Kosovës.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40/45  ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS).

Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”,  iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së.

Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së).

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi