Bashkia e Pogradecit merr vendimin: Baret dhe restorantet nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike deri në fund të 2020

Këshilli bashkiak në Pogradec ka miratuar vendimin më të ri për të përjashtuar nga taksimi baret dhe restorantet që përdorin hapësirën publike për biznesin e tyre.

Të gjitha baret dhe restorantet që në hapësirë publike vendosin tavolina dhe karrige jashtë për 4 muajt në vijim filluar nga shtatori dhe deri në fund të dhjetorit s’do e paguajnë taksën.

Kjo vlen vetëm për territorin e Bashkisë Pogradec dhe synohet që pas sezonit veror t’u vijë në ndihmë bareve dhe lokaleve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi