Bashkia dhuratë qytetarëve më 14 Shkurt, përurohet “Moli i Dashurisë”

Bashkia e Tiranës ka gati dhuratën për qytetarët e saj më 14 Shkurt, pasi falë nëj investimi në Parkun e Liqenit, do të përurohet “Moli i Dashurisë”.

Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.

Ndëkaq, të rinjë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi