“Bashkëpunimi NATO-BE do të forcohet më tutje”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Bashkimi Europian dhe Aleanca që ai drejton do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin.

“Në korrik me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe atë të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët e cila do ta avancojë më tutje bashkëpunimin”, deklaroi Stoltenberg para gazetarëve teksa vazhdonte mbledhja e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Ai tha se gjatë dy viteve të fundit, NATO dhe BE kanë arritur një nivel të paprecedentë bashkëpunimi.

Stoltenberg tha se BE dhe NATO i ndajnë interesa dhe sfida të përbashkëta, pasi më shumë se 90 për qind e qytetarëve të BE-së jetojnë në një vend të NATO-s.

Shefi i NATO-s tha se me BE-në kanë punuar së bashku në 74 fusha konkrete të bashkëpunimit, duke përfshirë operacionet kibernetike, operacionet detare, luftën kundër terrorizmit, stërvitjet dhe mobilitetin ushtarak./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi