“Bashkëpunim mes socialistit e demokratit”, Rama batuta në Berat

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Berat vizitoi një kantinë vere në zonën e Peshtanit, ndërsa prej aty tha se transformim i kantinave në një atraksion turistik do të këtë mbështetjen e pakursyer të qeverisë.

Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat me pronarin e kantinës teksa shtoi se bindja politike nuk e zbeh dëshirën e bashkëpunimit për të mirën e turizmit. Rama tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes një socialisti dhe një demokrati, kur emërues të “përbashkët” kanë zhvillimin dhe punën.

“Pa ndihmën e shtetit, megjithëse ti je demokrat, ti nuk e arrije këtë gjë. Shiko sa bukur e kë bërë. E paske qarë. E sheh sa bukur e ke bërë. Paska bërë efekt mbështetja. Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokratik, ku të dy kanë qellim zhvillimin dhe punën”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi