Basha tregon ndryshimin e tij me Ramën: 120 milionë euro që paguhen në vit për koncesionet, duhet të shkojnë për modernizimin e arsimit

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Korça, ku zhvilloi takim me të rinjtë korçarë foli për arsimin dhe veçanërisht universitetet.

Basha u shpreh se kjo qeveri ka shpenzuar 120 milionë euro në koncesione, ndërsa këto para fare mirë mund t’i çonte për modernizimin e arsimit në vend.

“Arsimi duhet të jetë prioriteti i çdo kombi që synon përparim. Siç është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo. Buxheti është pasqyra e qeverisjes, por këta ende nuk e kanë publikuar. Po ju tregoj një shifër që është rrënqethëse: 120 mln euro janë planifikuar vetëm për koncesionet, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë.

Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman – gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i ccon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ndryshojë menjëherë cilësinë e universiteteve shqiptare. Por kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para disa oligarkëve dhe lë rininë në mëshirë të fatit”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Timmermans: Europa duhet të marrë fatin në duart e saj

  Nënpresidenti i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans, deklaroi sot se samiti i radhës i liderëve të Bashkimit Evropian është me rëndësi meqë Europa...

Tornado në Gjermani shkakton dëme të rënda

Në Berlin, një makinë është kthyer përmbys dhe çatia e një ndërtese është shkatërruar nga një tornado, në veri perëndim të Gjermanisë. Qytetarët e Bocholtit...

Yagcilar: Rruga e vetme për Kosovën është ajo drejt BE-së

Ministri i Administratës Publike i Republikës së Kosovës, Mahir Yagcilar, në pritjen tradicionale për fillimin e vitit të ri të organizuar nga kjo ministri,...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...