Basha: Taulant Balla garantoi hyrjen e parave në Shqipëri, u dekonspirua plani

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për shumën e konisderueshme të eurove të kapura një ditë më parë në Portin e Durrësit, duke thënë se Taulant Balla kishte garatuar hyrjen e atyre parave në vendin tonë, por plan i tij u dekonspirua, tha ai.

“Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere. Kemi një ish-ministër të Brendshëm kokën e trafikut të drogës, që del e shëtit me kalë. Kemi edhe kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Balla ka hyrë garant, pakti ishte për 1.5 milionë euro. Çfarë e lidh Tahirin, Xhafën, Ballën dhe Veliajn, përveç Edi Ramës? Trafiku i drogës dhe ndërtimi i kullave, të cilat do të ndërtohen për të pastruar paratë e krimit”, tha Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi