Basha: Ta harrojnë se Tahirin do e dënojnë për krime të lehta

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi dje tek Krimet e Rënda prova të reja në favor të çështjes së tij, ndërsa sot, Lulzim Basha reagoi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, duke thënë se qeveria as mos ta mendojë që të dënojë Tahirin për krime të lehta.

“Tahiri duhet të hetohet në thellësi dhe ta heqin nga mendja që të hetohet për vepra të lehta”, tha Basha.

“Tahiri duhet të hetohet për trafik droge. Ai ka qenë eksponent për trafikun e drogës dhe këtë nuk e mbulon dot askush”, tha Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi