Basha: S’ka zgjedhje më 30 Qershor, Meta nuk shkarkohet

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë nga selia e PD-së, u shpreh se kryeministri i vendit Edi Rama nuk do t’i zhvillojë zgjedhjet më 30 Qershor dhe as do të shkarkojë Presidentin Meta.

“Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese ndaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime: Nuk do të ketë zgjedhje lokale nuk do ta shkarkojë kush Presidentin. Rama po përpiqet ta bombardojë opinionin me dy përbetime që nuk i mban dot e as ka interes t’i mbajë. Përbetohet se do mbajë zgjedhje e do shkarkojë Presidentin janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj”,- tha Basha.

Sipas tij, “Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët”.

Basha theksoi ndër të tjera se: “Edi Rama po kërkon të vërë në skenë një telenovelë me dramacitet zgjedhor dhe presidencial, me shpresën që të harrohet fakti, se Astrit Avdylaj është de fakto kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, kryebashkiaku i Durrësit, kryepolici, kryedoganieri dhe kryetatimori i Durrësit. Ky, është fakti më i rëndësishëm politik i gjashtë viteve të fundit: fakti që provoi shkrirjen në një të krimit, Partisë Socialiste dhe qeverisjes socialiste”,-tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi