Basha: Shqipëria e konkurrencës së ndershme, vizioni i PD-së

 

 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, fill pas përfundimit të protestës së biznesit të vogël, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shpalos vizionin dhe vullnetin e partisë që drejton.

 “Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij. Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurrencë të ndershme, ku ka drejtësi. Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike. Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike”, shkruan Basha.

Ai shprehet se futja e biznesit të vogël në TVSH “është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijojnë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie. Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së”.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi