Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se “Dëshmorët e Atdheut” po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

“Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.

Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh.

Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, deklaron Basha.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Koalicioni në Gjermani, socialdemokratët para Kongresit

600 delegatë nga partia social demokrate e gjermanisë do të mblidhen në qytetin e bonnit të dielën në kongresin e posacëm të partisë. E gjithë...

KPK s’mund të vlerësojë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Avokati sqaron situatën

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, ka dalë sot në...

LDK e PDK me zgjedhje të brendshme këtë vit, a pritet të ndryshojë skena politike në Kosovë?

Dy partitë më të mëdha në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po mbajnë zgjedhjet e brendshme këtë vit. Partia Demokratike...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...