Basha: Përgjegjësitë e PD dhe të opozitës tani janë për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë

Pas një takimi me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një prononcim për mediat lideri i PD-së tha se zgjidhja për t’i dhënë fund krizës politike në vend janë vet shqiptarët dhe jo ndërkombëtarët. Mes të tjerash Basha tha se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, ndërsa shtoi se aksioni i PD dhe aleatëve opozitarë do të vazhdojë.

“As Edi Rama dhe qeveria nuk kanë përgjigje për vendin dhe as për Shkodrën. Vendi ndodhet në udhëtim delikat dhe kritik. Ndaj ne si opozitë, PD dhe aleatët, të bashkuar, kemi sot përgjegjësinë që t’i japim shqiptarëve zgjidhjen që e meritojnë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe ajo mund të zgjidhet duke e ndarë atë nga krimi. Proces zgjedhor pa garancinë se qytetarët nuk do të dhunohen, pa një transformim të thellë, nuk mund të ketë. Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër. Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë. Shkodra ka qenë dhe është simbol i pathyeshmërisë para të keqes. Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”, tha Basha.

Pyetje: Deri tani PD ka bërë denoncime të forta, por a mjaftojnë vetëm këto denoncime? 

Lulzim Basha: Çdo kryetar bashkie në Qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale. Çdo kandidat i Edi Ramës në procesin monist dhe antikushtetues të 30 Qershorit është me rekorde kriminale dhe këtë e dinë të gjithë shkodranët, të gjithë malësorët, gjithë banorët e Vaut të Dejës, të Pukës dhe të Bushatit. Këtu nuk ka lajm. Dhe ky nuk është përjashtim, Kjo është një situatë që dominon në të gjithë vendin, janë me dhjetëra kandidatë të procesit kriminal të 30 qershorit të cilët janë me rekorde kriminale.

Përgjegjësitë e PD dhe të opozitës tani janë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Siç e shihni, siç e dëgjoni as Edi Rama, as organizata e saj e strukturuar kriminale nuk kanë asnjë përgjigje dhe asnjë zgjidhje, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë. Por ndërkohë vendi ndodhet në një udhëkryq shumë delikat dhe shumë kritik sa i përket stabilitetit, sa i përket gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe sa i përket fatit të integrimit europian të vendit.

Ndaj, ne si opozitë, Partia Demokratike dhe gjithë aleatët tanë, të bashkuar, kemi sot përgjegjësinë për t’i dhënë sot shqiptarëve zgjidhjet që meritojnë dhe që duhen një orë e më parë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur këtë problem të madh, duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarjen e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garanci që qytetarët nuk do të dhunohen dhe nuk do të kenë prapë një situatë të tillë absurde si në Shkodër apo anembanë Shqipërisë, pra pa një transformim të thellë politik, nuk mund të ketë.

Prandaj, dhe ne kemi ndërmarrë hapat që kemi ndërmarrë këto 6 muaj dhe do të vazhdojmë betejën deri në fund. Kjo është një betejë që nuk e bëjmë për karrigen tona, nuk e bëjmë për pushtetin tonë, por e bëjmë për të çliruar Shqipërinë një herë e mirë nga politika e lidhur me krimin, si parakusht për t’i dhënë njerëzve zhvillim, punësim, mirëqenie dhe dinjitet. Kjo, siç e kuptoni është një qëllim që nuk bashkon vetëm opozitën por bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, siç e pamë më 30 Qershor.

Ndaj, detyra jonë është që të gjithë shqiptarëve të ndershëm, pavarësisht prej bindjeve të tyre politike t’u japim rrugën e daljes nga kjo krizë, në veçanti siç e thashë, kur as Edi Rama dhe as organizata e tij e strukturuar kriminale nuk kanë dhe nuk mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje; as për Valdrin Pjetrin, as për Babanin, as për Jorgo Kajmakun dhe as për dhjetëra të tjerë të inkriminuar në Parlament, në bashki dhe në institucionet e vendit.

Ne jemi të vendosur t’ua japim këtë zgjidhje shqiptarëve. Dhe, bashkë me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me qytetarët, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë, do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër.

Një gjë ju siguroj, ka një zgjim të madh brenda vendit dhe jashtë vendit.

Dhe kjo situatë e mënxyrshme ekonomike, që është produkt i krizës politike të prodhuar nga nga bashkëpunimi i krimit me politikën, nuk do të zgjasë dhe nuk mund të zgjasë. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të vonojë.

Dhe për këtë Shkodra ka qenë , është dhe vazhdon të mbetet simbol i pathyeshmërisë para së keqes, i triumfit të vlerave mbi antivlerën. Ndaj, nuk kam ardhur thjesht dhe vetëm të takohem me qytetarët e Shkodrës, por kam ardhur, siç vjen çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot të frymëzohet nga qëndresës, mënçuria dhe vizioni i qytetarisë shkodrane, që është bastion, pararojë e vlerave europiane të popullit shqiptar. Kështu ka qenë në shekuj, kështu është sot, dhe me këto vlera, po tashmë jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë, do ta hapim rrugën e integrimit Europian të vendit, të cilën e ka bllokuar politika e lidhur me krimin.

Zoti Basha, kur thoni zgjim nga jashtë, i referoheni ndërkombëtarëve që me ngulm kërkojnë zgjidhje?

Lulzim Basha: S’ka zgjidhje nga jashtë. Zgjidhjet do të vijnë nga brenda. Nga jashtë mund të kemi miq siç kemi patur miq, dhe me çdo përpjekje tonën për të mundur antivlerën, në në ditët e para të ndryshimit të vendit, nga diktatura në demokraci, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar dhe duke marrë fatin tonë në duart tona.

Do të ketë dialog, meqë kanë një sërë ndërkombëtarësh qe kanë intensifikuar takimet dhe duke nxitur dialogun?

Lulzim Basha: Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike. Kriza politike, kapja e institucioneve, shkatërrimi i institucioneve përfaqësuese, ka ardhur për shkak të bashkëpunimit midis krimit dhe politikës. Prioriteti kryesor është ndarja e politikës me krimin.

 Po si do të vijë zgjidhja, se me protesta zoti Rama nuk u largua.

Lulzim Basha: Po të mos ishte për protestat, po të mos ishte për qëndresën, por të mos ishte për vendimet e opozitës, sot vendi do të ishte pa shpresë. Sot vendi ka shpresë dhe një nga bastionet e shpresës është Shkodra për të cilën duhet të ndjeheni krenarë, në rradhë të parë, si qytetarë dhe, në rradhë të dytë, edhe si misionarë të zërit të qytetarëve.

 Të gjitha pushtetet i keni humbur zoti Basha.

Lulzim Basha: Opozita pushtet ka, pushtetin moral. Nëse pushtet i thua pushtetit të krimit, nëse pushtetin e definoni si pushtetin e Tom Doshit dhe Paulin Sterkajt apo të Ymer Lalës apo të Bajrave atëherë ky është pushteti i antivlerave dhe ne jemi të vendosur që këtë pushtet ta arkivojmë. Ky pushtet u takon qytetarëve dhe do t’ia japim qytetarëve të cilët do të qeverisin me votën e tyre.

Ku është shpresa zoti Basha, kur në shkolla vetëm këtë vit në Shkodër janë 4 mijë nxënës më pak në sistemin parauniversitar.

Lulzim Basha: Kjo e bën edhe më akut ndryshimin. Shpresën e shoh tek qëndresa e shkodranëve, shpresën e shoh tek vendosmëria për të mbrojtur dhe për të ecur me vlerat dhe jo me antivlerat. Është e lehtë të përkulesh para antivlerave në veçanti, kur parakalojnë në qytet me xhama të zinj dhe të armatosur deri në dhëmbë, kur qarkullojnë paratë e pista dhe blejnë pronat e shkodranëve, por është akoma më fisnike të qëndrosh, të luftosh e të fitosh, siç bëri Shkodra, që qëndron sot edhe përballë një sulmi, ofensive të tillë që nuk e ka njohur që nga rrethimet barbare, sot qëndron para një rrethimi kriminal, të cilin, bashkë me shqiptarët do ta shpartallojmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi