Basha për ‘The Irish Times’: Asnjë politikan a figurë e krimit të organizuar s’është përballur me drejtësinë, qeveria…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të behën pengesë serioze në këtë proces të rëndësishëm.

Duke folur për ‘The Irish Times’, Basha deklaron se ne mbetemi vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, ka thënë Basha.

Sipas tij, demokratët kanë mbështetur reformën në drejtësi, por është qeveria ajo që sipas tij, ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” me këtë proces.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, citohet të ketë thënë Basha.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Sanchez thyen rekordin e shitjes së fanellave te Man. United

Alexis Sanchez u bë një nga blerjet më të bujshme të merkatos së janarit, kur braktisi Arsenalin për të luajtur me Manchester United. Investimi i...

Bushati në Vjenë, merr pjesë në ministerialin e OSBE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në ministerialin e OSBE në Vjenë, me ftesë të homologut austriak, Sebastian Kurz. Në Vjenë organizohet takimi...

Izraeli planifikon pushtime të reja në Bregun Perëndimor

Sipas Yahia Kadous, kreut të Këshillit Lokal të fshatit Burin, që ndodhet në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite ka në plan të...

Së fundi

Iran, shkon në 7.451 numri i të vdekurve nga COVID-19

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend pozitivë...

Maqedonia e Veriut konfirmon 21 të infektuar të rinj me COVID-19

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 21 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.999...

Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive

Nëntë pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre...