SHQIPERIA

Basha nis turin në rrethe, takime me qytetarët

Spread the love

Kreu demokrat Lulzim Basha pritet të nisë një tur takimesh në javën e fundit të vitit, në disa nga qytetet kryesore në vend.

Takimet janë konceptuar në formën e bashkëbisedimit me qytetarët, jo vetëm për zhvillimet politike dhe atë që konsiderohet nga opozita si krizë kushtetuese, por edhe për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Burime nga PD theksojnë se turi i takimeve është vendosur gjatë një takimi që kreu demokrat ka zhvilluar pak ditë më parë me drejtues të degëve të PD-së.

Sikundër raportohet propozimi është bërë nga disa prej kryetarëve të partisë më të madhe opozitare në rrethe, ndërsa mësohet se ato do të jenë në funksion edhe të protestës që PD dhe opozita, pritet të mbajnë në javën e tretë të Janarit.

Burimet shprehen se në këtë takim, Bashës i është kërkuar që të nisë takimet në bazë si forma më e mirë për organizimin e protestës së ardhshme.

Burimet shprehen se takimet e Bashës me qytetarët do të vijojnë edhe në ditët e para të vitit të ardhshëm, ndërsa nga opozita ende nuk ka një vendim mbi raportet që do të ketë me Kuvendin, pas miratimit të prokurores së përgjithshme në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje të Kushtetutës nga mazhoranca socialiste./SYRI.net/

Related posts

Rruga e Kombit, Gjiknuri: E shtrenjtë, por ende nuk ka përfunduar

dritatv

Pezullohen punimet tek “Unaza”. Prokuroria nis hetimet për falsifikim

dritatv

Elbasan, sekuestrohen pasuritë e Kilës. Në dyshim për prejardhje kriminale

dritatv

Leave a Comment