Basha: Mision i vështirë në Berlin. CDU/CSU dyshues për negociatat e anëtarësimit në BE

Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë e gjeti Lulzim Bashën në Gjermani. Të martën ishte në seancë dëgjimore me anëtarë të Komisionit për Çeshtjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme dhe siç njofton Partia Demokratike, qëllimi i kryetarit Basha ishte bindja e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e ketij rekomandimi, duke i hapur dritën jeshile negociatave të anëtarësimit.

Sipas Bashës ky është grupimi më dyshues që interesohet për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

“Shqetësimet kanë të bëjnë me luftën kubndër drogës korrupsionit dhe zbatimin evërtetë të refromës në drejtësi. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij Komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, thotë Basha.

Meritat për mbështetje pro Shqipërisë gjatë disktimeve në Bundestag Basha ia njohu dhe një prej anëtarëve të Komisionit për Europën dhe Politikën e Jashtme, Paul Ziemak, që është edhe kryetar i Forumit Rinor të CDU.

“Si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore”, deklaroi Lulzim Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi