Basha: I kemi dorëzuar Ramës planin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me aleatët që zhvilloi mëngjesin e sotëm. Basha tha se plani opozitar për të nxjerrë vendin nga kriza i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij duke i kërkuar shefit të maxhorancës ta zbatojë ose në të kundërtën të hapë krahun.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ne kemi një plan për reformën zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, deklaroi shkurt Basha, duke iu referuar me sa duket planit me 5 pika për reformën zgjedhore që është bërë publik.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në dialog me opozitën, në çdo moment dhe në çdo vend, qoftë edhe në Partinë Demokratike.
Sipas Ramës, koha nuk pret dhe se Reforma Zgjedhore do të miratohet si kusht për çeljen zyrtare të negociatave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi