Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha folin për lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu.

Basha tha se Ermal Hoxha u lirua për sjellje të mirë pasi nuk nxori emrin e Olsi Ramës. “U lirua Ermal Hoxha për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsit të Ramës, që është garantuesi i fabrikës së kokainës. Xhafaj dhe Tahiri kanë prova të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e drogës së Xibrakës”, tha Basha.

Më tej, ai bëri edhe një përmbledhje të situatës në vend sipas tij, duke thënë se jemi në kushtet e një grushti shteti.

“Jemi në një situatë kur kriminelët që duhet të jenë në burg lirohen apo nuk ndiqen penalisht, nga ana tjetër të gjitha licencat e lejet e ndërtimit i jepen një dore banditësh që kanë depërtuar që nga shtrimi i rrugëve deri te marrja e licencave minerare. Jemi në kushtet kur kemi Jurgen Curben, të provuar si anëtar i bandës së Shullazit dhe ky nuk pëson asgjë. Kemi Fatmir Xhafajn të vërtetuar si njeriun që ka ndihmuar vëllain e dënuar derisa e denoncoi opozita. Xhafaj, i vetmi ministër i Brendshëm në historinë e Europës me vëllain trafikant droge. Në aferën e Xhafajt duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama. Ai ka shpërdoruar veprat penale të shpërdorimit të detyrës. Ne jemi në kushtet e një grushti shteti, ku ai kontrollon prokurorinë, gjykatat, policia nuk shoqëron banditët.Taulant Balla me Toyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron. Kemi një prokurori të korruptuar, të shantazhuar, e blerë dhe e shitur, duhet të kishte hapur me kohë hetimet. Ahmetaj ortak me njerëz të dënuar për krime. Damian Gjiknuar, i regjistruar për pazare me votat, nuk i ndodh asgjë”, tha Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi