Basha bën bilancin e “Rilindjes”: Në 10 muaj u qelb Shqipëria dhe Europa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një bilanc të “Rilindjes” në 10 muajt e fundit nga salla e Kuvendit.

“Paralajmërova që pas kultivimit të kanabisit, krimi në vend do të evoluonte në drogat e forta dhe pastrimin e parave të pista. Paralajmërova edhe se do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik. Thashë se i vetmi interes i Edi Ramës do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet. Edhe pse isha i bindur, nuk e prisja që për 10 muaj të kalbëzohej e të falimentonte shteti në këtë mënyrë”, deklaroi Basha.

“E keqja ka shpërthyer në 10 muaj e po qelb Shqipërinë dhe Evropën. Rilindja ka dalë lakuriq dhe të gjithë kanë zbuluar se është kërmë që mbjell kolerën. Po mbijnë nga hiçi kulla të larta, Shqipëria po kthehet në lavatriçe pastrimi parash të pista”, shtoi Basha.

Kryedemokrati theksoi se “drejtësia në vend është fasadë, me prokurorinë e kapur nga kryeministri, që nuk ka kapur asnjë kokë krimi apo politikan të lidhur me krimin”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi