SHQIPERIA

Basha: Banditi me uniformë dhunoi gruan te Bregu i Lumit (Emri)

Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes Facebook-ut të tij për të denoncuar dhunuesin e një gruaje të dëbuar me forcë nga banesa e saj në Bregun e Lumit. Basha thotë se dhunuesi me uniformë e ka një emër. Ai është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha.

Thirrja e Bashës shkon sot për çdo qytetar që është i vendosur të rezistojë për t’i dhënë fund, kësaj dhunë, siç thotë kryedemokrati. “Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi”,- shton Basha.

STATUSI I PLOTË

Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqesueset gra të opozitës.

Dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Velisë në Policinë Bashkiake, që ka rrahur dhe dhunuar më parë edhe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur.

Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm veçse duke përdorur dhunën: dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës.
Dhunë ndaj kujtdo që i tregon ligjin Edi Ramës, qoftë ky artist që mbron teatrin, qytetar që mbron shtëpinë apo opozitar që mbron të drejtat e qytetarëve.

Thirrja ime për çdo shqiptar është të qëndrojmë në këmbë! Të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunimit të Shqipërisë nga një grup banditësh me pushtet të vjedhur e të blerë me krimin.
Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi!

 

Related posts

Aplikimet në universitete. Zbulohen kriteret për Drejtësinë dhe Universitetin Bujqësor

dritatv

HEC-i mbi Kanionin e Holtës, monument natyror. Tërhiqet qeveria

dritatv

LSI, Rrokaj: Krimi në Selenicë, pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës

dritatv

Leave a Comment