Bardhyl Mahmuti është pjesë e shërbimeve serbo-sllave

Me këto fjalë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë i drejtohet opinionit të gjerë shqiptar për t’i informuar mbi shpifjet dhe shantazhet që i bëhen teologëve myslimanë shqiptarë. Siç mësojmë nga lajmi i sapo botuar në ueb-faqen zyrtare të BFI-së në Shkup, Bardhyl Mahmuti me disa të tjerë e kanë filluar një fushatë antinjerëzore kundër Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, udhëheqës i BFI-së në Maqedoni.

Të ju rikujtojmë se këto shpifje ndaj udhëheqësit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë janë devijime dhe lajthitje të debatit që e kishte nisur Bardhyl Mahmuti me Dr. Mustafa Bajramin. Ky debat ishte nisur për Jerusalemin teksa Dr. Bajrami po shkruante për një temë tejet të rëndësishme, por që, pas pak ditësh Bardhyl Mahmuti e devijon atë dhe fillon me shkrime të cilat jo vetëm se nuk kishin të bënin me temën, por, sidomos për të përhapur gënjeshtra të rënda në dëm të hoxhallarëve shqiptarë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë sot ka dalë me reagimin e saj publik, ku, përveç që tregon se Bardhyl Mahmuti bashkëpunon me shërbimet serbo-sllave, ky reagim vë në spikamë edhe tendencën e sulmeve antinjerëzore ndaj insitutcionit dhe punëtorëve të saj.

Më poshtë mund të gjeni linkun e BFI-s- në Shkup, dhe reagimin e plotë të saj.

Reagim: Bardhyl Mahmuti si pjesë e shërbimeve serbo-sllave

Ia bëjmë me dije mbarë kombit shqiptar se, kohëve të fundit, ka filluar një fushatë antinjerëzore kundër Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit. Fatkeqësisht, kësaj fushate i është bashkangjitur edhe Bardhyl Mahmuti, i cili është pjesë e shërbimeve serbo-sllave.

Ia bëjmë me dije opinionit të gjërë shqiptar se, Reisul Ulema nuk ka kurrfarë memoaresh të tij, kurse ato që po i mvishen se janë të tij, në fakt janë pjellë e atyre që në maj të vitit 2015 tentuan që t’i bëjnë puç Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Ndryshe, BFI nuk e ka ndërmend që të merret me Bardhyl Mahmutin, sepse ka shumë projekte të rëndësihme për të realizuar.
Me Bardhyl Mahmutin do të merren organet e drejtësisë!

Shërbimi për informim pranë BFI në RM

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi