Bardhi: Sot Edi Rama ra “de facto”, nuk e njohim si kryeministër

Pak pas mbylljes së protestës së PD ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend  Bardhi . Në një prononcim për gazetarin e News 24 , Klajdi Bodle , Bardhi tha se kryeministri Edi Rama me protestën e ditës së sotme ra ‘de facto’.

“Së pari qëllimi protestës ishte për të treguar se ky ishte bashkimi më i madh i shqiptarëve. Protesta e sotme tregoi se shumica e shqiptarëve nuk e njohin Edi Ramën si kryeministër. Sigurish ky është qëllimi i opozitës për të arritur qëllimin final”, u shpreh Bardhi.

Pse pikërisht ditën e enjte. A ka opozita një plan për rrëzimin e Ramës

Së pari dhuna që ka shkaktuar Edi rama në 10 vite është e tillë që nuk e shfryen dot zemeratën e shumicës së shqiptarëve. Sot Edi Rama ra ‘de facto’ . Edi Rama nuk mund të vijojë të qeverisë krimin me votat e blerë nga krimi.

Rakipi: Protesta është një frymë në gjithë botën që jetojmë nuk është një film. E kam fjalën kur njerëzit duan diçka kjo frymë nuk ndërpritet.

Bardhi: Ajo që kemi deklaruar se forma e përcaktimit të protestës do organizohet nga opozita dhe të ishte kjo që ne kemi njoftuar. Për çdo vendim që kemi marrë do marrim vendime për mënyrën si do vazhdojë kjo protestë. Ne, e besoj se edhe ju si ne jam i bindur për këtë keni shumë kohë se nuk e njihni Ramën si kryeministër.

Kemi faktuar që Rama nuk është kryeministër me votat  e qytetarëve. Edi Rama është një kryeministër që nuk ka ardhur në pushtet me vota të ndershme.  Po do vijojmë një tur konsultimesh dhe bashkëpunimi me qytetarët. Nuk do ta ndërpresim kontaktin me qytetarët. Së pari nuk ka patur asnjë dhunë të nxitur nga protestuesit. Siç e keni parë Policia e Shtetit në urdhërat e Edi Ramës kërkoi të nxiste disa qytetarë të nxiste disa akte që mund të ishin shmangur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi