Barcelona “ndez” merkaton e janarit, gati afrimi i dy mesfushorëve

Barcelona duket se do të jetë skuadra që do të “ndezë” merkaton e janarit, pasi është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e dy mesfushorëve më të kërkuar në Europë.

I pari është Adrien Rabiot, mesfushori francez i Paris Saint Germain, që ka prishur marrëdhënien me klubin kryeqytetas dhe pritet ta largohet drejt Katalunjës që në muajin janar.

Tjetri është holandezi Frenkie De Jong, për të cilin katalanët kanë ofruar rreth 60 milionë euro, për ta marrë që në muajin janar, ndonëse kjo tratativë është komplikuar në orët e fundit.

Kjo pasi në garë është futur edhe Bayern Munchen, që ka rritur ofertën në 70 milionë euro dhe rrezikohet të krijohet një ankand i vërtetë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi