SPORT

Barcelona kërkon mesfushorin e Lacios

Spread the love

Nga një skuadër me emra të panjohur, tani të gjithë janë në orbitën e klubeve më të mëdha të Evropës. Radhën për të kaluar në vitrinë e ka Luis Alberto, që është në objektivat e merkatos së Barcelonës.

Interesi i klubit katalanas për futbollistin është konkret. Iniesta është drejt largimit në fundin e sezonit dhe megjithëse është një futbollist i pazëvendësueshëm për klasin e tij, Barcelona duhet të plotësojë radhët me një futbollist me kualitet. Luis Alberto ka tërhequr vëmendjen e katalanasve në derbin me Romën të dielën dhe emri i tij po lakohet shumë.

Në fakt Luis Alberto nuk është krejt i panjohur për Barcelonën, pasi kur ai ishte 20 vjeç Barcelona e mori në huazim nga Sevilja, për ta patur pjesë të skuadrës B, por edhe pse ai luajti një sezon të shkëlqyer, Barcelona nuk ja rinovi kontratën. Sot Barcelona ka synime konkrete për fantazistin spanjoll, edhe pse për të përfituar shërbimin e tij Igli Tare kërkon 30 milionë euro./Top Channel/

Related posts

Rrëfehet Montella: Gattuso e teproi, ja pse u bë Bonucci kapiten i skuadrës

dritatv

Southgate: Krenar për këtë grup lojtarësh, mund të shkonim më larg

dritatv

Barça ultimatum Griezmannit: Ndaje mendjen para Botërorit!

dritatv

Leave a Comment