Barcelona gjen zëvendësuesin e Jordi Alba

Barcelona duket se ka gjetur lojtarin për të ardhmen e krahut të majtë të mbrojtjes.

Skuadra katalane është në dijeni se duhet përforcuar krahu i majtë i mbrojtjes, pasi aktualisht kanë vetëm shërbimet e Jordi Alba.

Situata është e komplikuar pasi as me këtë të fundit skuadra nuk ka nënshkruar kontratën e re për vazhdimin.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona janë duke monitoruar me kujdes situatën e Ferland Mendy.

Emri i lojtarit është i preferuari nga stafi teknik i Barcelonës, e sidomos ai pëlqehet shumë nga Eric Abidal.

Mendy, i cili do të luaj kundër Barcës në Ligën e Kampionëve, është vëzhguar disa herë nga skautët e Barcelonës gjatë këtij sezoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi