Barcelona feston në Madrid, gjunjëzohet Reali

Edhe nëse dikush kishte ndonjë dyshim të vogël se ky nuk është viti i Barcelonës, tani duhet ta pranojë, madje me shkrim, sepse e zeza mbi të bardhë thotë që Reali nga sot është 14 pikë larg nga Barcelona, që nuk pati frikë të fitonte edhe “Santiago Bernabeu”.

Klasikja e futbollit ka parë Realin të gjunjëzohet nga këmbët e Suarez e Messit. La Liga është vrarë, ndërsa ata janë kthyer “jashtëtokësorë”.

Takimi u duk se do ishte revansh, teksa pa një Barcelonë të urtë dhe shumë mbrojtëse në pjesën e parë, e një Real agresiv e kërkues. 120 sekonda ju deshën Ronaldos ta kalonte topin në rrjetë, por pozicioni i nisjes së tij ishte jashtë loje. Barça qëndroi mirë në mbrojtje dhe nuk ka la hapësira, edhe pse Ronaldo pati një mundësi perfekte në zonë, por doli huq. Një rast që do të bëjë xhiron e rrjeteve sociale padyshim.
Barça në pjesën e parë u duk se kërkoi më shumë barazimin, ndërkohë që Reali i shkoi afër golit sërish me kokën e Benzema, por topi u devijua në shtyllë.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Barcelona nuk kishte më ndroje, por vetëm klas e fantazi, me Insistën më të mirë të 2 viteve të fundit, një Paulinho pozicional, por edhe një Busquest me gjeometri fine. Një aksion koral nisur nga këmbët e Busquest ravijëzoi rrugën e golit të parë në minutën e 54-t me Luis Suarez autor.

Reali u mpi, ndërsa Barça shfrenoi fantazinë. Sulmet ishin të frikshme, ndërsa mbrojtja në panik. Në një aksion me shumë gjuajtje drejt portës në minutën e 63-të, Carvajal ndali topin me dorë, para së të përfundonte në rrjetë. Messi nga pika e penalltisë nuk gaboi për të golin e dytë, të 54-tin për vitin 2017, duke e lënë një pas fituesin e Topit të Artë. Carvajal ndërkohë nxitoi të lërë fushën e lojës me karton të kuq.

Lëvizjet e Zidane me Bale dhe Asension në fushën e lojës, ishin vetëm për të plotësuar numrin 10 të futbollistëve në fushë, pasi loja e tyre nuk prodhoi asgjë më shumë nga ajo që bëri pjesa tjetër e skuadrës në pjesën e parë. Edhe në ato raste kur Reali ju afrua zoës së portës, Ter Stegen u ngjit në katedër si një portier me një klas të lartë.

Llogaritë nuk janë të sakta, Barça në minutave shtesë pati kohë edhe për golin e tretë, gatuar nga Messi dhe finalizuar nga Vidal.

Heshtje për “‘merengues” në Madrid. Festa është katalanasve. Kampionati është vrarë, pasi kolona e tyre e humbjeve është zero dhe duket se as Valencia e as Atletico Madrid, në mungesë të Realit nuk mund t’u ndalin dot hapin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi