Banorët e Afrinit dëshirojnë që fshatrat e tyre të pastrohen nga terroristët

Sirianët e strehuar në Hatay të Turqisë, të cilët kanë ikur nga qyteti sirian Afrin, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK, presin që fshatrat e tyre të pastrohen nga terroristët që të mund të kthehen atje.

Derisa vazhdon pozicionimi ushtarak i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në kufirin e Afrinit, banorët e Afrinit të strehuar në Turqi i ndjekin nga afër zhvillimet.

Familjet të cilat janë detyruar të braktisin fshatrat e tyre nga presioni terrorist, duke e mbështetur operacionin e mundshëm të TSK-së në Afrin, ëndërrojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Banori arab i fshatit Meryemin të Afrinit, Hasan Abu Ali, tha se në Turqi ka ardhur në vitin 2013 bashkë me bashkëshorten e tij dhe se është drejtor i një shkolle të hapur për sirianët.

Ai tregon se terroristët e PYD/PKK atë vit kanë rritur presionin ndaj banorëve. “Fillimisht bënë përpjekje që të rinjtë t’i marrin në anën e tyre. Disa prej tyre që rezistuan i vranë. Ndërsa disa u plagosën. Plaçkitën të gjitha dyqanet dhe shtëpitë. Duke e bastisur fshatin tonë vranë xhaxhain tim bashkë me bashkëshorten e tij shtatzëne. Xhaxhai im mbeti i gjymtuar, ndërsa gruaja e tij vdiq. Një nip dhe dy kushërinj të mi i morën në ushtri. Ende janë në duart e tyre. I kërcënojnë se do t’i vrasin familjet e tyre që të mos ikin. Gjithashtu edhe 7 persona nga një familje i vranë. Pas asaj ashtu si ne edhe shumë të tjerë ikën në Turqi”.

– “Nuk kemi probleme me kurdët”

Abu Ali më tej thotë se në rajonet e tyre kanë jetuar pa problem me sirianët me përkatësi etnike kurde. Sipas tij, as kurdët nuk e duan PKK-në.

“Edhe qytetarët tanë kurdë dëshirojnë të ikin nga duart e PYD/PKK-së. Por, nga frika nuk mund të ikin. Dëshirojmë që të ndërmerret një operacion. Nëse mposhten terroristët do të kthehemi në shtëpitë tona. Shtëpitë dhe tokat tona mbetën atje”, tha Abu Ali.

Një bashkëfshatar tjetër i Abu Ali, Abdo Hamid tha se para tre vitesh ka ikur në Turqi bashkë me 6 fëmijët e tij, pasi që është rritur presioni i terorristëve të PYD/PKK-së.

“PYD/PKK na detyroi neve dhe fëmijëve tanë që të bëjmë shërbimin ushtarak. Do të na detyronin që të luftojmë kundër TSK dhe Ushtrisë së Lirë Siriane. U detyruam të ikim në Turqi. Shpresojmë se do të realizohet operacioni i Afrinit që të mposhten terroristët dhe kthehemi në fshatin tonë”, tha Hamid/Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi