Bangladesh, këtë vit do të lindin 48 mijë foshnja në kampet e Rohingya-ve

Organizata civile me qendër në Itali “Save the Children” parashikon se në kampet në Bangladesh këtë vit do të lindin të paktën 48 mijë foshnja ku qëndrojnë qindra mijëra muslimanë të Arakanit të cilët kanë ikur nga persekutimet dhe dhuna në Mianmar.

Në një deklaratë nga “Save the Children” thuhet se duke u nisur nga numri i grave shtatzëna në kampet në jug të Bangladeshit, ku jetojnë afro 900 mijë muslimanë të Arakanit, parashikohet çdo ditë të lindin nga 130 foshnja.

Pritet që ky numër gjatë tërë vitit të arrijë në 48 mijë. Fëmijët të cilët do të lindin në kushte jo të shëndetshme nëpër tenda, që nga ditët e para të jetës së tyre do të ballafaqohen me rreziqet si sëmundja dhe ushqimi i pamjaftueshëm.

Këshilltari shëndetësor i kësaj organizate në qytetin Cox’s Bazaar Rachael Cummings tha se “Kushtet higjienike në kampe janë shumë të këqija, tendat janë fole të riprodhimit të sëmundjeve si difteria, fruthi dhe kolera, kundër të cilave foshnjat janë të pambrojtura. Këto nuk janë vende ku mund të lindin fëmijët”.

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti rreth 700 mijë muslimanë Rohingya të Arakanit kanë ikur në Bangladesh nga persekutimet dhe masakrat në Mianmar. UNICEF-i bëri të ditur se 60 për qind e këtyre refugjatëve përbëhen nga fëmijët./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi