Bandë grabitësish/ Arrestohen 3 shqiptarë e një italiane

Katër persona gjithsej, 3 shqiptarë dhe një italiane u arrestuan në shtetin fqinj, nën akuzat e vjedhjeve dhe grabitjeve të përsëritura.

Mediat italiane shkruajnë se policia arrestoi 3 shqiptarë dhe 1 italiane nën akuzat e grabitjes dhe pastrimit të parave. Hetimet filluan kur një rumun raportoi në polici se i kishin vjedhur 2000 euro dhe një makinë tip BMV.

Pas hetimeve, gjurmët të çonin te tre shqiptarë dhe një italiane, të cilët posedonin një biznes me pjesë të ndryshme makinash të vjetra, në periferi të Milanos.

BMV e vjedhur ishte ç’montuar totalisht dhe përdorej tashmë në servis. Prokurori Sandro Raimondi u shpreh se ky grupim është i dyshuar për një sërë grabitjesh dhe vjedhjesh në seri.

Raimondi tha se ata përdornin metoda të ndryshme për të kryer grabitjet dhe në të shumtën e rasteve “i shmangeshin mrekullisht policisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi