Bamirësi për Kurban Bajram, kasapi që i shpërndan mish falas besimtarëve

Besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit për Kurban Bajramin, që është festa më e rëndësishëm në kalendarin islam.

Ata po blejnë bagëti, që i therin dhe mishin e ndajnë në tre pjesë, një për vete dhe dy për njerëzit në nevojë, që të festojnë edhe ata si gjithë të tjerët.

Agroni është në valën e punës, pasi punon prej 25 vjetësh si kasap. Çdo vit babai i tre fëmijëve shpërndan mish për sevap.

Bagëtitë i marrin nga zonat më të larta dhe më të shijshme, si mali i Korabit. Ky vit ndryshon nga i mëparshmi, pasi Agroni tregon se vitin e kaluar kishte therur 600 krerë bagëti, ndërsa këtë herë vetëm 350./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi