Balla : Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Monika

Në prag të festës së Bajramit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lorenc Tosku ishin në qendrën të paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Peqinit.
Në fjalën e tij Balla tha se në prag të festës së Bajramit do të shpërndahen për familjet në nevojë mbi 500 pako ushqimore.

“Për çdo vit për festën Bajramit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme. Peqini për fat nuk ka patur persona të identifikuar me COVID-19 dhe populli i Peqinit i ka respektuar masat e mbrojtjes nga ky armik i padukshëm.

Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pakot ushqimore që po shpërndahen sot janë blerë sipas procedurave të përcaktuara nga Qeveria bazuar në Fondin e Emergjencave Civile të Bashkisë Prrenjas. Janë pako të plota ushqimore të cilat përmbajnë të gjitha produktet e domosdoshme për një familje. Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar qartë cilat janë familjet që përfitojnë. Ndërkohë në Peqin edhe procesi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike të dyfishuar për shkak të Luftës ka qenë korrekt dhe në kohë.

Dua t’u them të gjithë atyre që në këtë situatë të vështirë nuk tregojnë aspak solidaritet, por thjeshtë shajnë e komentojnë nga studiot e darkës në televizione, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë dhjetra mijëra familjeve në të gjithë Shqipërinë, ishte dhe mbetet i domosdoshëm”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Mona.

“Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Mona bashkë me ndonjë aktor episodik e me ca figurantë, sa herë t’iu teket. E ku vajtimi për teatrin, ia ka lënë vendin mbledhjes së firmave për partinë e re me seli në Presidencë.

Ky operacion humanitar do të vijojë deri në fund të kësaj lufte. Çdo ditë, deri ditën e fundit”

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Champions League, “mbreti” CR7 detyrohet të “abdikojë” pas 8 vitesh

Juventusit nuk i mjaftoi as “mbreti” i Championsit për të ngritur një trofe që “Zonja e vjetër” e Italisë e ëndërron prej vitit 1996. Bardhezinjtë...

Kryeministri Zaev takon studentët inovatorë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka vizituar Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, ku së bashku me drejtorin e këtij institucioni, Jovan Despotovski, u...

Gjendje alarmante në Prishtinë; qentë endacak po i hanë fëmijët!

Dr.Mustafa Bajrami, përmes një letre të hapur iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe të parit të Prishtinës Shpend Ahmeti, për shtimin...

Së fundi

Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më...

Shqipëri : Konfirmohen 25 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona. Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri...

Vetëm 55% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë...