Balla-Bashës: Do kërkosh ndjesë për shpifjet

Akuzat e policit Emiljano Nuhu se deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rrahja e kanë kërcënuar me armë për të bërë që të mbyllë çështjen e djalit të këtij të fundit, Rexhep Rrahjas, vijojnë të jenë në qendër të debatit politik.

“Rrahja, Balla dhe Bushi kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, SHÇBA: Kamerat e sigurisë tregojnë se…

Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, që përmes deputetit Enkelejd Alibeaj shprehej se me urdhër të drejtuesve të saj, policia e shtetit është vënë në shërbimit të bandave, duke theksuar se se me urdhër të Ardi Veliut, janë fshirë kamerat në komisariatin e Fushë Krujës për të mbuluar pjesëmarrjen e Taulant Ballës dhe deputetit Rraja në ambientet e komisariatit.

Duke ju drejtuar kryetarit të PD, Balla shprehet se ai do të detyrohet të kërkojë falje me vendim gjykate.

“Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufijn inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”. Lulzim! Të garantoj që t’i do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”, shkruan Balla në Facebook./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi