Balaj: Fitorja me Andorrën detyrim, Turqinë e mposhtim atje

Bekim Balaj, shkodrani që luajti si titullar në humbjen e djeshme, kërkon ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe deklaron se fitorja me Andorrën është detyrim, ndërsa shpreson se me Turqinë do të mund të fitojnë në fushën e tyre siç ka ndodhur në të shkuarën.

Si e komentoni humbjen me Turqinë?

Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u pënalizuam. Kjo ndikoj shumë te besimi i skuadrës.

Cfarë synoni në ndeshjen me Andorrën?

Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore.

A kemi shanse për kualifikimin? 
Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nis, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar.Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arritur të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo mos të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve që kemi në grup.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi