Bakiu: Përball studentëve çdokush ka humbur

Profesori universitar dhe politologu i njohur nga Maqedonia, Qashif Bakiu, përmes rrjetit social facebook është shprehur për protestat e studentëve në Tiranë.

“Ky është fillimi i fundit të Edi Ramës. Çdokush që është vënë përball studentëve ka humbur” shkruan Bakiu. I pyetur nga Kosovapost për qëndrimin e tij në lidhje me protestën studentore ai ka thënë: “Dhjetorët janë të ftohtë për elitat politike. Tradicionalisht lëvizjet studentore zgjohen në këtë muaj kur gjithçka në shoqëri flen.

Kujtoni lëvizjet studentore të dhjetorit të viteve 90-ta që shemben diktaturën më të egër në Evropë. Elitat politike shpesh herë harrojnë se zgjidhen nga qytetarët dhe janë pë tu shërbyer atyre. Më e keqja harrojnë se të gjithë falin, por jo edhe studentët”.

Profesor Qashif Bakiu është ligjërues në Universitetin e Tetovës, si dhe në disa universitete të tjera në rajon. Ai shquhet si njohës i mirë i proceseve politike dhe kritik i pandalshëm i elitave politike shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi