Bahtiri: Nuk mund ta lëmë popullin në mëshirë të Zotit, kush prek ligjin ndëshkohet

Pas miratimit të propozimit të tij për ndryshimin e ligjit që mundëson bashkimin e Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se për këtë veprim të tij është i njoftuar kryetari i partisë, Behgjet Pacolli dhe liderët e tjerë.

Sipas tij, populli nuk mund të lihet në mëshirë të zotit.

“Edhe Pacolli edhe liderët e tjerë janë të vetëdijshëm se situata atje nuk është mirë. Pacolli e din për këtë nismë. Ne duhet t’i dëgjojmë qytetarët. Mos ta lëmë popullin në mëshirën e zotit, por të jemi ne për kryerjen e shërbimeve, se për atë jemi të thirrur. Jemi të zgjedhur nga populli, andaj duhet të punojmë për ta. Ne i dimë idetë e tyre se kanë dashur ta pastrojnë veriun. Kemi provuar të marrin masa edhe me bashkësinë ndërkombëtare, por ka qenë e pamundur, pasi liderët e veriut e dëgjojnë Beogradin, jo neve. U garantoj se do të jem kryetar i të gjithëve. Dëshiroj paqe e qetësi, jo probleme. Paqja duhet të ketë rezultat, e jo të cungohet ajo”, ka thënë Bahtiri.

Tutje, kryetari i Mitrovicës së jugut deklaroi se kërkesa e tij është legjitime, dhe se e njëjta përkrahet nga qytetarët.

“Kërkesa ime është legjitime, e qytetarëve. Nuk besoj që ka lider që nuk e dëshiron të mirën e vendit. derisa ne t’u japim hapësirë që të mos i respektojnë vendimet e Qeverisë sonë, ashtu sillen. Por Republika e Kosovës do të shtrihet në tërë territorin e saj. Ligji është mbi të gjithë. Kush prek ligjin do të ndëshkohet”, përfundoi Bahtiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi