Bahrein, 2 persona dënohen me vdekje, 56 burgosen për terror

Një gjykatë e Bahreinit ka dënuar dy persona me vdekje ndërsa 56 të tjerë me dënime të larta me burg për aktivitete terroriste.

Sipas Kryeprokurorit të Bahreinit, Hamad Shaheen, të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve të këtij shteti ndër të burgosurit 19 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 17 persona me nga 15 vjet heqje lirie, 9 me nga 10 vjet si dhe 11 persona me nga 5 vjet heqje lirie.

Ata u dënuan për disa akuza, përfshirë anëtarësimin në një qeli terroriste, për përpjekjet për të vrarë policë si dhe për posedim të armëve të zjarrit dhe eksplozivit të palicencuar.

Ata poashtu u akuzuan për përfshirje në një arratisje dramatike nga burgu një vit më parë, ku 10 të burgosur u arratisën nga burgu i Bahreinit në një incident që la një polic të vdekur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi