Badigardi i Berishës me makinë të 2018-s: Sherr për 200 lekë parkimi, thyen kasën e pajisje të tjera (Video)

Badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka prishur kasën dhe disa pajisje të tjera të parkimit në sheshin “Skënderbej”.

Nga video e siguruar nga gazeta TemA, shihet se si Zaimi debatin me punonjësin e parkimit, pasi nuk donte të paguante 200 lekë.

Ai pretendonte se kishte qendruar më pak dhe nuk donte të paguante.

Në fund, pasi ka paguar paratë, ka thyer kasën dhe është larguar.

Vlen të theksohet se Zaimi kishte një Land Rover të 2018-s, por refuzonte të paguante 200 lekë parkim.

Zaimi është kallëzuar penalisht tashmë për dhunën e tij./Tematv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi