Babë e bir bëjnë për spital të moshuarin, gruaja: Drejtësi!

Një ngjarje për motive pronësie në rrethin e Kolonjës la të plagosur me 9 qepje në kokë,shtetasin Ilo Mele 76 vjeç.  Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Skorovot, pasi të dyja palët kanë një konflikt pronësie. Bashkëshortja e të plagosurit Veronika Mele në një prononcim per News 24 shpjegon të gjithë ngjarjen duke theksuar se kjo ngjarje është e përseritur brenda vitit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Bëhet fjalë për një tokë të marrë me ligjin 7501 e kemi të blerë nga personi që e kishte me certifikatë të hipotekuar dhe ne kemi të njëjtin gjë. Ky problem ka 2 vite që është shfaqur pasi pretendon se e kanë të tyren, kemi 1 vit që e ndjekim me gjykatë.

Hera e pare ka qenë në gjykate e kanë goditur me pretendimin se tokën e kanë nga fisi, ne kemi dokument të pastër. E kemi paditur është dënuar me një gjobë 50mijë të reja.

Gjykata e ka lënë për shqyrtim në vend ka dërguar dje ekspertin topograf për të bërë matjet. Eksperti është dëshmitar të dy at e bir e kanë vënë përtoke dhe i biri rreth te 40-ve ka marrë një dru dhe e ka goditur nga mbrapa 8cm ka 9 qepje në kokë.

Ne duam ta ndjekim zyrtarisht këtë gjë por e verteta është që pushteti lokal nuk ka vepruar,sipas ligjit i takonte pushtetit lokal ta ndiqte.

Ai nuk ka asnje lloj dokumenti që ai është pronar atje.

Rastin e parë kam qenë vetë prezent policia i shmanget personave në fjale janë rebelë. Ne pretendojme që ata të marrin dënimin e merituar, gjykata të mbajë përgjegjësi duke i dhëne të drejtën atij që i takon. Është një fakt i rëndë duhet të kemi mbështetjen e shtetit.”-u shpreh ajo.

Në një njoftim nga policia shtetasit Adem dhe Gjergj Murataj at e bir janë arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi