Avokati Koci ka disa fjalë për vendimin e Gjykatës Supreme

Avokati i njohur, Arianit Koci ka disa fjalë për vendimin e Gjykatës Supreme, e cila vendosi që Prishtina, Prizreni dhe një pjesë e Rahovecit mos të shkoj në rinumërim.

Koci në një postim në Facebook ka bërë të ditur se po i pëlqen ky vendim i Supremës, e cila pranoi ankesën e VV-së që këto vota mos të rinumërohen.
“Like për Gjykatën Supreme! P.s. Lexoni postimin tim të ditës së enjte!”, ka shkruar Koci.

Ndërsa në postimin e së enjtes, që Koci ka thënë të shikohet thuhet se:

“Rinumërimi i votave, pa ndonjë arsye ligjore, apo pa ndonjë dyshim të bazuar mirë për manipulim të procesit votues, do të sjellë konfuzion edhe më të madh, do t’i rris dilemat për vjedhje të votave dhe do t’a thelloj animozitetin ndërmjet partive politike dhe votuesve”, ka shkruar ai të enjten në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi