Avokati i Shullazit: Akuzat të stisura, vendimi i padrejtë! Do e ankimojmë

Pas dhënies së verdiktit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grupin e Shullazit, ka reaguar edhe avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

“Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha Meçe./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi