AVOKATI I NJOHUR ARIAN ANDONI KA NGRITUR NJË PROBLEMATIKË PËR MËSUESIT

 

 

Avokati i njohur, Arian Andoni, në një status të tij në rrjetin social facebook denoncon për dhunë fizike dhe psikologjike një mësuese të një shkolle 9-të vjeçare në qytetin e Kavajës. Këtë ngjarje ai e kishte mësuar nga djali i tij i vogël, i cili është pjesë e këtij institucioni arsimor. Z. Andoni për arsye etike nuk e bën të njohur emrin e kësaj mësueseje, por u bën thirrje në statusin e tij të gjithë mësuesve që të sillen mirë me nxënësit dhe të kujtojnë se ata kanë bërë betimin solemn të mësuesit.

Ja statusi i tij i plotë në facebook:

PER MESUESIT !

Po marr shkas,nga nje ngjarje(si shum ngjarje te tjera),qe me tregoi djali im i vogel,ketu ne nje shkolle 9-vjecare,te qytetit tone. Nje mesuesia e tyre,qe per momentin,per arsye etike,nuk po dua tia permend emerin,as dhe emerin e shkolles,si shume here te tjera,dhe dje,kur klasa paska bere zhurme,kjo mesuesia duke uleritur me te madhe,qenka shprehur,”pushoni se do ia ve shkelmin ne fyt”. Cfare fjalori dhe cfare menyre sjelljeje nga ana e mesueses. Un jam nga ata,por qe nuk do veproj sepse kjo mesuese nuk e kishte konkretisht me tim bir,pra jam nga ata,qe jo shkelmin,por ia ve prangat ne fyt kesaj mesuese. Jo me kot,e kam titulluar,kete postim,per mesuesit. Ndoshta,nuk jane ne dijeni,por dhe mesuesit,ashtu si dhe mjeket,kane betimin e tyre. Betimi i Hipokratit (i petagogjizuar),eshte krijuar nga petagogu zvicerran Robert Dottrens.Ky teks i betimit,eshte patentur ne vitin 1966,nga UNESCO Te dashur,miqt e mi,teksin e plote,doja ta citoja me poshte,per ta kuptuar sa keq,sillen mesuesit me nxenesit,ketu ne Shqiperi.Ashtu si, nga ana tjeter,ka shume e shume,mesues te pergjegjshem,te cilet une i kam shum miq.

BETIMI SOLEMN I MESUESIT

“ Do ta kryej detyrimin tim,me ndergjegje dhe krenari. Nxenesit e mi,nuk do te jene vetem nxenes,por dhe femije dhe kurre nuk do ti harroj,qe per fatin e tyre,Edhe vete,mbaj nje pjese te pergjegjesise. Do ta mbroj me te gjitha mjetet ekzistuese,nderin e profesionit te arsimtarit. Koleget e mi,cdo here do te jene Edhe miqt e mi. Ne bashkepunim me ta,do te perpiqem,qe vazhdimisht,ta perfeksionoj veprimtarine e shkolles ne kuptimin efikas,te njohjes,se te gjithave te drejtave,ne edukimin dhe barazine sociale ne arsim. Kete betim solemn,e jap plotesisht,ne menyre te lire dhe me nder”.

Te dashur miqt e mi mesues,meqe jemi dhe ne prag te festave Tuaja,un ju uroj,per punen Tuaj aq te veshtire,ne edukimin e brezit te ri dhe suksese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi