Avni Spahiu i jep fund detyrës së tij si ambasador në Turqi

Avni Spahiu sot i ka dhënë fund detyrës së tij si ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.

Pas shtatë vitesh, Avni Spahiu, i ka dhënë fund detyrës së tij si ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.

Njoftimin për këtë e ka bërë vetë Spahiu në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Në një festë lamtumire e organizuar nga ambasadori Babur Girgin dhe kreu i Ministrisë së Jashtme të Turqisë për Evropën Lindore dhe ambasadorëve të tjerë, në fund të mandatit tim shtatë vjeçar në Ankara”, ka shkruar ai.

Pritet të shihet se kush do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi