Avionët turq shkatërrojnë objektivat terroriste në veri të Irakut

Avionët luftarakë turq kanë goditur me sukses pozicionet terroriste në veri të Irakut, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Sulmet ajrore të kryera në rajonin Sinat-Haftanin shkatërruan strehimoret dhe depot e armëve të organizatës terroriste PKK, njoftoi ministria në rrjetin social Twitter.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi