Avionët izraelitë kryen sulme mbi pozita të Hamasit në Gaza

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulm në lindje dhe jug të Gazës së bllokuar palestineze.

Dëshmitarët theksojnë se sulmi është kryer në pikën ushtarake të krahut ushtarak të Hamasit, brigadës “Izzedin el-Kassam” dhe në portin Han Yunus.
Nuk kanë dhënë informacione për viktimat eventuale në njerëz, ndërsa në port është shkaktuar dëm material. Nga ushtria izraelite ende nuk kanë komentuar këtë rast.
Mediat izraelite theksojnë se sulmet janë kryer disa orë pas sulmit raketor nga Gaza në qytetin Sderot, në jug të Izraelit.
Në këtë sulm nuk ka pasur viktima në njerëz. Pas sulmit, politikanët izraelitë bënë thirrje për përgjigje të ashpër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi