KOSOVA

Avdyli: Bixhozin në Kosovë e kontrollon krimi i nëntokës!

Spread the love

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se varëshmeria nga bixhozi është më e keqe sesa ajo nga droga, alkoholi dhe duhani. Ai ka kujtuar njerëzit që ka takuar në profesionin  e tij si mjek, por ka thënë se varshmëria nga bixhozi është më e keqja qe mund ti ndodh një shoqërie që qon në shkatërrimin e familjes por edhe me të keqen deri të vetëvrasja. Sipas tij mbyllja e lojërave të fatit do t’i sjellë të mira vendit.

 “Kam takuar pacient me varshmëri edhe nga duhani alkooli dhe droga, por njerëzit me varshmëri nga bixhozi ka qenë rastet me të rënda. Këta njerëz qe kanë ketë varshmëri nuk e dëmtojnë vetëm vetën e tyre, sepse dëmtimi i vetës është dëmtim personal, por dëmtojnë familjen, rrethin dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre dhe rrethinës ku jetojnë. Këta njerëz që më ka ra ti takoj kanë shkaktuar dëme të mëdha në familjet e tyre, duke u futur në borxhe me kamata vetëm për të shëruar varshmërinë e tyre që kanë ndaj kësaj anomalie .Shpesh herë këta njerëz që janë të pafajshëm, sepse kur fillon kjo varshmëri shpesh herë ata nuk mund ta ndalin veten dhe  vjen deri  tek momenti i shkaktimit të vetëvrasjes” tha deputeti Avdyli.

Sipas tij, numri i vetëvrasjeve të njerëzve të varur nga bixhozi është shumë i lartë, duke pasur parasysh edhe ekceset që sjellin deri te vrasjet.

“Sot ne jemi këtu qe me votën tonë ti shpëtojmë me qindra familje nga shkatërrimet dhe tendencat e vetëvrasjeve. Unë habitem nga disa ekspertë ekonomikë që thonë se mbyllja e tyre, po shkatërron ekonominë dhe po lë njerëzit pa punë. Sot me ndalimin e kazinoneve fiton familja dhe ekonomia e tyre, por në mënyre indirekte fiton edhe ekonomia e shtetit” tha Avdyli duke shtuar se bixhozin në Kosovë e kontrollon krimi i nëntokës.

Related posts

Veriu i Kosovës dhe serbët e Kosovës: Cilat janë lidhjet?

dritatv

Largimi i Prokurorit të Speciales, reagon Trendafilova

dritatv

Gjuriç sot në Kosovë, këtë herë merr leje

dritatv

Leave a Comment